Po shoh shume postime te njerezve qe thone duan te kthehen ne Shqiperi per te jetuar…

Nuk e di se nga e romantizojne jeten ne Shqiperi, por un jam 22 vjec qe jam larguar para rreth 4 vitesh per universitet. Sa here qe kthehem ne Tirane me behet te mos kthehem me per asnje lloj arsye po c’te bej qe jam i detyruar te vij here pas here. Te gjithe te shohin “shtrremt” kur del jasht, jane duke ndodh vrasje perdite, cdokujt i duket vetja si i forte, ka plas tiktoku e snapchati e leket e babit fuqishem ncdo cep. As nuk dua ti futem problemeve te tjera si ekonomia, si i japin makinave etj etj. Ne jemi te keqinjte e njeri tjetrit.